Haxhiu udhëton të martën për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 20:08
Haxhiu udhëton të martën për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtojë për në Hagë të martën.

Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar Flamur Pireva, këshilltar i Ministres Haxhiu.

Ai tregoi se Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill” tha Pireva.

(Kosova Sot Online)