Kurti takon kryeministrin norvegjez: Është koha për të rritur bashkëpunimin ekonomik

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 11:32
Kurti takon kryeministrin norvegjez: Është koha për të rritur bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store, gjatë vizitës së tij zyrtare në Norvegji.

Kurti ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.

“Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokraci dhe ekonomi, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ai atje ka takuar edhe ministrat norvegjezë me të cilët ka biseduar për mundësinë e investimeve në Kosovë, duke thënë se vendi i tij ka potencial për këtë.

Kryeministri Kurti udhëtoi në Norvegji së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

(Kosova Sot Online)