Asnjë pacientë me Covid-19 nuk është i hospitalizuar në spitalet e përgjithshme

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 16:08
Asnjë pacientë me Covid-19 nuk është i hospitalizuar në spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 10 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK, teksa në spitalet e përgjithshme nuk është duke u trajtuar asnjë.

Sipas njoftimit, prej tyre katër janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 6 pacientë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Bazuar në raportet e datës 29 mars 2022, në 7 spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtirë  me Covid-19.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në trajtim janë 10 pacientë, prej tyre 4 të konfirmuar me Covid-19 dhe 6 pacientë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 7 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje.

(Kosova Sot Online)