Ukrainasi që i tha “shko në dreq” një luftanijeje ruse dekorohet nga shteti

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 15:52
Ukrainasi që i tha “shko në dreq” një luftanijeje ruse dekorohet nga shteti

Një ushtar ukrainas i cili i tha “q**” një luftanijeje ruse në ishullin e gjarpërinjve është dekoruar nga shteti, raportojnë autoritetet ukrainase.

Roman Hribov, një roje kufitare ukrainase, po shërbente në këtë ishull të vogël ukrainas në Detin e Zi kur u godit me raketë nga forcat ruse më 24 shkurt.

Raportimet fillestare thanë se 13 roje kufitare u vranë pasi refuzuan ta dorëzonin ishullin. Ultimatumit për t’i dorëzuar armët, ushtarët iu përgjigjën në mënyrë sfiduese oficerit të anijes luftarake ruse: “Anije luftarake ruse, q**”. 

(Kosova Sot Online)