Bajqinovci: Veteranët e rrejshëm titullin e kanë marrë në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 23:05
Bajqinovci: Veteranët e rrejshëm titullin e kanë marrë në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë disa fjalë pas debateve të fundit që lindën për listat e veteranëve.

Prej që kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së ku u fol për “pastrim të listave”, ka lindur një debat në skenën politike në Kosovë.

 Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërcënoi me protesta dhe tha se gjykata veçse e ka marrë një vendim për këtë çështje e nuk ka nevojë të kthehet më.

Bajqinovci ka hedhur gishtat nga dy parti të opozitës për këto probleme me listat e veteranëve.

“”Veteranët” e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.”, ka thënë ai.

“PDK e AAK, këto “fabrika” prodhuese të dëmeve ndaj luftës!”, shtoi Bajqinovci. 


(Kosova Sot Online)