Biznesmeni shqiptar që u kap me 863 mijë €

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 23:02
Biznesmeni shqiptar që u kap me 863 mijë €

Alqi Bllako, i cili dorëzoi mandatin e deputetit pasi akuzohet nga SPAK, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, sot është arrestuar, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duket se është vënë në lëvizje për të shpëtuar pasurinë e tij, para se t’i sekuestrohet.

Vëllai dhe babai i Alqi Bllakos, pronare të një fabrike birre, kanë shitur biznesin disa javë më parë. Bëhet fjalë për fabrikën e Birrës ”ALNED 91” në Ersekë, dokumenti më poshtë tregon shitjen e kryer.

Kompania e cila ka qenë në pronësi të Edmond Bllakos dhe Taned Bllakos, i është shitur ‘të famshmit’ Orest Sota, vetëm për 100 mijë lek të reja dhe kontrata mban datën 10.02.2022.

Orest Sota është njeriu u arrestua në Elbasan në vitin 2017, ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në momentin e arrestimit ai drejtonte mjetin pa patentë, ndërkohë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe për pasojë uniformat blu i janë vënë nga pas, duke e arrestuar në hyrje të kompanisë “Kurum”.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, dyshonin se shuma prej 863 mijë euro mund të kishte lidhje me çështjen e ish-ministrit Tahiri, por avokati i biznesmenit në atë kohë u shpreh se shuma ishte nga kursimet e babit të tij, Lefter Sota dhe do të dërgohej tek kompania e çelikut “Kurum” si garanci për një sasi të madhe hekuri.

Shitja e kompanive tregon që Alqi Bllako ka qenë në dijeni të problemeve që kishte me drejtësinë, dhe të afërmit e tij babai dhe vëllai kanë shitur gjithçka që të mos u sekuestroheshin.

CNA.al ka gjetur dhe të tjera lidhje sesi Orest Sota dhe familjarët e tij janë paguar nga kompanitë e lidhura me inceneratorët. Një skemë e pastër që shkon nga kompanitë e inceneratorëve, tek Orest Sota dhe Alqi Ballko dhe familjarët e tij.


(Kosova Sot Online)