Lufta në Ukrainë, Lukashenko bisedon me Putinin

  • G.G /
  • 01 April 2022 - 13:18
Lufta në Ukrainë, Lukashenko bisedon me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin,  pasi lufta në Ukrainë hyri në javën e saj të pestë, sipa agjencisë së lajmeve Belta të Bjellorusisë, shkruan skynews.

Dy liderët thuhet se diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të vendeve dhe situatën në Ukrainë.

Bjellorusia është i vetmi vend europian që ka mbështetur pushtimin e Rusisë në Ukrainë duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj.

(Kosova Sot Online)