
Vrasja me 17 plumba që ‘dridhi’ Gjilanin, Prokuroria merr këtë vendim

Më 12 shtator të vitit të kaluar, një vrasje e rëndë e kishte tronditur qytetin e Gjilanit, ku afër parkut të qytetit u vra me 17 plumba taksisti 50-vjeçar, Bakush Veseli derisa ishte në një kafiteri duke pirë kafe.
Për kryerjen e kësaj vepre të rëndë, në pranga të Policisë, kishin përfunduar gjithsej katër persona siç janë Gëzim Bajrami, Irfan Veseli, Faton Osmani dhe Lirim Jakupi, si të dyshuar kryesorë për këtë ekzekutim të rëndë.
Në lidhje me këtë Gjykata Themelore e Gjilanit, gjatë ditës së sotme ka marrë vendim përmes së cilit i ka liruar nga masa e paraburimit Gëzim Bajramin dhe Irfan Veseli, me arsyejen se hetimet për këta dy të dyshuar, kanë pushuar.
Ndërkaq, në lidhje me këtë vrasje të rëndë masa e paraburgimit është duke i vazhduar Lirim Jakupit, Afrim Ismajloviq dhe Astrit Gashi i cili dyshohet për “deklarim të rremë”.
Në një prononcim për Insajderi, avokati i Gëzim Bajramit, Hamdi Jashari, ka deklaruar se Astrit Gashi, gjendet në paraburgim për shkak se kishte dhënë deklaratë të rreme duke thënë se “Lirim Jakupi ka qenë në Prishtinë në momentin e vrasjes së Bakush Veselit.
(Kosova Sot Online)