U kap me leje qëndrim të Polonisë të falsifikuar, arrestohet në aeroport kosovari

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 10:38
U kap me leje qëndrim të Polonisë të falsifikuar, arrestohet në aeroport kosovari

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person pasi dyshohet se e ka falsifikuar leje-qëndrimin e Polonisë.

Ai është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“ANP Adem Jashari 01.04.2022 – 17:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar leje-qëndrimin e Polonisë. Me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)