Inteligjenca ukrainase: Ushtria ruse po i shet në Bjellorusi gjërat e vjedhura në Ukrainë

  • E. /
  • 02 April 2022 - 14:12
Inteligjenca ukrainase: Ushtria ruse po i shet në Bjellorusi gjërat e vjedhura në Ukrainë

Inteligjenca ukrainase thotë se ushtria ruse po i shet nëpër tregjet e Bjellorusisë gjësendet që i kanë vjedhur në Ukrainë.

Sipas tyre, në qytetin Narvola në Bjellorusi, ushtria ruse ka ngritur një treg ku po i shesin gjërat siç janë frigoriferët, biçikletat, motoçikletat, kozmetikë e bizhuteri të cilat i kanë vjedhur në Ukrainë.

Ushtria ruse po provon edhe t’i këmbejë valutat e vjedhura siç janë euro dhe dollarë.

(Kosova Sot Online)