Osmani: Autizmi nuk zgjedh, t’i shembim stereotipet dhe të ndihemi si ata

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 16:12
Osmani: Autizmi nuk zgjedh, t’i shembim stereotipet dhe të ndihemi si ata

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin i ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Osmani, që sot mori pjesë në marshin për ngritjen e vetëdijes për personat me autizëm në Prishtinë, tha se përveç mbështetjes institucionale, duhet edhe shembja e stereotipeve.

“Ata përveç për dashuri dhe mundësi të barabarta, kanë nevojë për mbështetje institucionale. Autizmi nuk zgjedh, por ne mund të zgjidhim së paku një pjesë të problemeve me të cilat përballen fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre. Duhet t`i shembim stereotipet, të ndihemi si ata dhe me ta, jo në një ditë të vetme, por çdo ditë të vitit. Secili nga këta fëmijë e të rritur me autizëm e ka një talent, e të gjithë së bashku mund t’u ndihmojmë ta rrisin potencialin e tyre!”, ka shkruar Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti sot u zotua se do të shtojë 100 asistentë më shumë për fëmijët me autizëm gjatë orës mësimore në shkolla.

(Kosova Sot Online)