Askush nuk duhet të kursehet kur bëhet fjalë për krim të organizuar!

Askush nuk duhet të kursehet kur bëhet fjalë për krim të organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 02 April 2022 - 08:59

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ka fakte që po punohet në këtë drejtim sepse i kemi shembujt e spastrimit të Ministrisë të Bujqësisë, rasti i Brezovices, rasti i përndjekjes së Pal Lekaj për keqpërdorimin e 53 milionëve, burgosja e rreth 50 policëve për krimet e kryera e që ishin nën vëzhgim rreth një vite, dhe shumë raste tjera që janë trajtuar në këtë periudhë njëvjeçare nga kjo qeveri. Tani e tutje duhet akoma më ashpër të përndiqet  krimi, e kur të miratohen ligjet në pritje, VETING-u dhe Konfiskimi i pasurisë së kundërligjshme, kjo shoqëri do të vren akoma  më shumë  rezultatet  sa i përket ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovë.

Në situatën e kriminalizuar sikur që tani gjendet Kosova, e kur dihet që nga çlirimi e deri më tani kush e ka qeverisur këtë vend, ku  qëllim të vetmin e kishin që të pasurohen ata pushtetarët  që ishin në pushtet sa më shumë, dhe duke i punësuar të afërmit dhe familjaret e tyre në ato vende të punës të rëndësishme, ku ishte përfitimi sa më i madh, e që kishin me ju sigurua pasurim të sigurt „shefave“ që të pasurohen dhe ta ndiejnë veten të sigurt „shefat“ e që askush s’ka për ti hetuar, edhe që vetë ata në ato poste të rëndësishme ku punonin fitonin rroga të majme, por edhe vazhdonin ti punësonin familjarët e vetë në vazhdimësi, dhe me këtë vazhdonte për vite të tëra të mbillet krimi nëpër institucione të tëra, dhe s’është tani befasi se ai krim ka lëshua për atë periudhë të gjatë rrënjët e saja që kësaj qeverie i duhet një kohë e gjatë që ti çrrënjose ato rrënjë të krimit për ta spastrua këtë shoqëri nga krimet e përgjithshme, tani lidhshmëritë familjare në  institucione janë të shpeshta, në shtetit tone, prandaj tani bërë ç’mos  të bëhet që të miratohen ligje të ndryshme që në bazë të neneve ligjore që e luftojnë krimin në përgjithësi në mënyra të përpikta ligjore, tani pritet që ligji i Vettingut të kontribuon në këtë pikëpamje dhe njëherë e përgjithmonë që kjo shoqëri të spastrohet nga njerëzit e inkriminuar që gjinden nëpër institucionet tona, gjithashtu duhet të miratohen ligjet tjera që e luftojnë krimin sikur që është ligji për konfiskimin e pasurisë të jashtëligjshme, si dhe ligje tjera që e ndihmojnë këtë proces të luftimit të krimit në përgjithësi, por paraprakisht sipas konkurseve të sigurohen kuadro të shkolluara dhe të pastër,  sa i përket aspektit kriminal, dhe këta njerëz të rijnë në ato poste që do ti zëvendësojnë ata që e kanë sjell  vendin deri në këtë gjendje të tillë të kriminalizuar. Të emëruarit në sistem duhet të jenë të përkushtuar se vetëm në baza ligjore  të punojnë pastër dhe të përpiket në ligjet që i luftojnë të gjitha dukurit inkriminuese në shtetin tonë.

Një realizim i këtyre qëllimeve të spastrimit nga krimet e të gjitha llojeve nëpër institucionet e shtetit tonë e donë një kohë të konsiderueshme e cila nuk mundet gjithsesi shpejt të arrihet. Por s’paku kjo qeveri duhet edhe me ligjet e tanishme të kontribuoj dhe  ta lufton krimin në përgjithësi  me këto ligje ekzistuese. Ka fakte që po punohet në këtë drejtim sepse i kemi shembujt e spastrimit të Ministrisë të Bujqësisë, rasti i Brezovices, rasti i përndjekjes së Pal Lekaj për keqpërdorimin e 53 milionëve, burgosja e rreth 50 policëve për krimet e kryera e që ishin nën vëzhgim rreth një vite, dhe shumë raste tjera që janë trajtuar në këtë periudhë njëvjeçare nga kjo qeveri.

Tani e tutje duhet akoma më ashpër të përndiqet krimi, e kur të miratohen ligjet në pritje, VETING-u dhe Konfiskimi i pasurisë së kundërligjshme, kjo shoqëri do të vren akoma  më shumë rezultatet  sa i përket ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovë. Tani  Kosovës më nuk do ti kërkohet ta luftoj krimin ndërkombëtar se ai luftim do të vërehet dhe do ti jep rezultatet e vetë të dukshme, dhe Kosova shpejtë do ta gjen veten në BE. Ka kaluar vetëm një vit i kësaj qeverie në pushtet dhe me që mandati i kësaj qeverie është katër vjeçar, mendojmë se nëse kështu vazhdohet luftimi i krimit për këto katër vite, edhe ne vepër do të shihen sukseset e atij luftimi, dhe qytetarët do ta shohin vetë këtë sukses. Me ato rezultate kjo qeveri edhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse e luftojnë krimin në këtë mënyrë sikur e kanë filluar, pa dyshim se edhe elektorati prapë do ua beson edhe katër vite të ardhshme.

Pas miratimit të ligjit Vetting, duke mos kursyer as titullar të institucioneve të drejtësisë dhe as ata të politikës institucionet do ta marrin epitetin e tyre të mirëfilltë të institucionit shtetëror e ligjor. Nuk duhet të kursehen ministrat e tashëm dhe ish-ministrat, e deri në presidencë, duhet të përfundojnë në burg për abuzime të gjatë mandatit të tyre nëse fillon një hetim i ngjashëm i aferave korruptive, duke filluar me tokat, lidhje e tyre me bizneset në fushën e ndërtimeve, përfitimet kriminale nga pronat shoqërore e publike, e deri tek abuzimi me ndërmarrje të ndryshme publike duke përgatitur e manipuluar edhe proceset e privatizimit me çmime tmerrësisht të ulëta vetëm sa për mbulesë të letrave, për interesa të tyre personale, grupore e klanore.

Një luftim i tillë, do ta spastronte njëherë e mirë shtetin nga krimet e kryera deri më tani nga të „mëdhenjtë e shtetit“. Në këtë vend duhet ta kenë të qartë të gjithë ata që në të ardhmen do të punojnë nëpër institucione të rëndësishme shtetërore, se do të respektohet dhe avancohet  vetëm ai që e ka guximin  dhe ju përmbahet ligjeve në fuçi,  në përpikëri, ndryshe duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë dënimi  do i pret ata qëzbulohen si shkelës të ligjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".