Rusia vijon bombardimet, disa raketa godasin Mykolaiv-in

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 14:37
Rusia vijon bombardimet, disa raketa godasin Mykolaiv-in

Raketat kanë goditur portin Mykolaiv të Detit të Zi në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur një ndihmës i ministrisë së brendshme të vendit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës një sulm me raketa ndodhi në objektet e magazinimit të karburantit në qytetin port të Odesës.

Forcat ruse kanë goditur portet jugore të Ukrainës në përpjekje për ta shkëputur atë nga Deti i Zi dhe për të krijuar një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe zonave të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore. 


(Kosova Sot Online)