
Britania gati të furnizojë Ukrainën me raketa

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me raketa për të fundosur anijet luftarake ruse dhe të lehtësojë presionin mbi vendet bregdetare që ato po bombardojnë nga deti.
Qeveria e ka përkufizuar planin, si pjesë të masave të kundërpërgjigjes ndaj Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, raporton BBC.
Ushtria ruse ka bombarduar me raketa Odesën mëngjesin e sotëm. Rusia tha se shënjestruan burimet e naftës në rajon, të cilat Ukraina po përdorte për të furnizuar trupat e saj.
Ndërkohë, Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të plotësuar nevojat e saj të brendshme, duke u bërë vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e saj nga furnizimet ruse. Ishte presidenti i vendit Gitanas Nauseda, i cili vendosi t’i thotë “jo” gazit rus.
(Kosova Sot Online)