Për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK lindën 45 foshnje

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 08:42
Për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK lindën 45 foshnje

Për tri ditë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u regjistruan 45 lindje, nga to 6 me operacion.

Siç njofton SHSKUK,  23 foshnje i takojnë gjinisë femërore, derisa 22 tjera i përkasin gjinisë mashkullore.

Në saje të raportit të punës, gjatë kësaj kohe, 1 nënë lindi binjakë. 

(Kosova Sot Online)