Vladimir Putin lajmërohet pas fitores së Aleksander Vuçiqit në zgjedhjet e djeshme

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 13:47
Vladimir Putin lajmërohet pas fitores së Aleksander Vuçiqit në zgjedhjet e djeshme

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për “fitoren e tij bindëse” në zgjedhjet presidenciale.

Një një postim në Telegram, Putini shprehu shpresën se Vuçiç do të vazhdojë të forcojë “partneritetin strategjik” midis Serbisë dhe Rusisë. Lajmin e bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Vuçiç u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti serb siguroi një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit, ishte 54.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 44.9 për qind sa ishte në vitin 2020.

Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiç është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension.

(Kosova Sot Online)