
Si u shkatërrua avioni më i madh në botë

AN-225 ishte avioni më i madh tregtar në botë, i aftë për të mbajtur ngarkesa të mëdha.
Raketat ruse shkatërruan që në nisje të pushtimit të Ukrainës, avionin më të madh në botë Antonov An-225 – i njohur si Mriya.
Avioni ukrainas i mallrave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit u bë objekt i sulmeve të ashpër me raketa pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë.
(Kosova Sot Online)