Rritet numri i operacioneve në Kirurgjinë Vaskulare në QKUK

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 10:32
Rritet numri i operacioneve në Kirurgjinë Vaskulare në QKUK

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në dy muajt e parë të 2022, në Kirurgjinë Vaskulare në QKUK ka pasur rritje të numrit të operacioneve.

Sipas njoftimit në këtë klinikë janë kryet 102 operime të venave varikoze, 14 hapje të enëve gjakut në qafë, 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë.

Po ashtu, ShSKUK njofton se janë bërë edhe 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Në tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka shënuar numër rekord të operacioneve.

Në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoze, 14 endarterektomi të arteries karotide (hapja e enëve gjakut në qafë), 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë.

 Janë realizuar, gjithashtu, 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve te ndryshme. Disa prej këtyre operacioneve shume komplekse dhe jo të punuara më parë, janë: lëndime të aortës descendente (aorta torakale), ruptura spontane të venës cava ( qarje të venës kryesore të barkut ) dhe aneurizma të aortës me veshka harkore (ren arcuatum).

Në të njëjtën kohë, klinika ka hospitalizuar 350 pacientë dhe ka realizuar 1 mijë e 650 vizita ambulantore.

(Kosova Sot Online)