BE-ja duhet të krenohet me Kosoven, aleatin kryesor kundër rrjetit të krimit ndërkombëtar në Ballkan!

BE-ja duhet të krenohet me Kosoven, aleatin kryesor kundër rrjetit të krimit ndërkombëtar në Ballkan!
BE-ja duhet të krenohet me Kosoven, aleatin kryesor kundër rrjetit të krimit ndërkombëtar në Ballkan!

Dr. Hysni Aliu

  • 05 April 2022 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Dr. Hysni Aliu

Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të krenohet me diçka që po ndodhë në Evropë dhe Ballkan, atëherë duhet të krenohet me qeverinë e Albin Kurtit, dhe luftën që bëri populli i Kosovës që me paqe ta mposht rrjetin ballkanik kriminal që po sillte në gisht tërë Evropën dhe së fundmi me qëndrimin dinjitoz të presidentit Zelenski në Ukrainë dhe popullit ukrainas atje.

-Qeveritë e kaluara të Kosovës, tani edhe de fakto po faktohen si qeveri pa fije të identiteti shtet ndërtimi, qeveri të korruptuara , të kriminalizuara dhe të shantazhuara nga Vuçiq, BE dhe të tjerë. Ato qeveri e instaluan në Kosovë një të menduar që BE,SHBA dhe Vuçiq e Serbia janë zoti në Kosovë. Për fat të mirë populli dhe posaçërisht diaspora që ishte e pavarur nga pushtetarët e kriminalizuar, e përmbysi atë mit, dhe tregoi që ne jemi zot në shtëpinë tonë, dhe duke qenë kështu edhe miqtë tanë do ta kenë më lehtë dhe do të jenë më të fortë.

Albin Kurti, deshën apo s’deshën ta pranojnë evropianët apo amerikanët, është një njeri që për dy dekada luftoi kundër korrupsionit, kundër fundosjes së demokracisë dhe kundër një politike pa principe e pa vlera, që po udhëhiqej me dekada në Kosovë dhe Evropë, dhe që solli fatkeqësisht tek një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Për ato varreza masive që tani po zbulohen në Ukrainë, përgjegjësinë e kanë pikërisht ata që me biznesin e tyre e mbajtën dhe e ngritën në pushtet Putinin dhe Vuçiqin. Kot derdhin tani lot krokodili evropianët, për viktimat atje, sepse pikërisht politikat e tyre të çorientuara sollën një situatë që Vuçiq dhe Putin besuan që mundë të bëjnë çka të duan me Evropën sepse ata nuk guxojnë të reagojnë, ashtu siç nuk guxuan të reagojnë në rastin e kërcënimeve me vite të Vuqiqit për intervenim me argumente ala Putin, në Kosove, në një territor ku NATO-ja është përgjegjëse.

Mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë nga qeveria Kurti, mbrojti edhe njëherë vlerat evropiane, e ato janë, që secili është sovran në vendin e vet. Rusia u lejua të shkel sovranitetin e Gjeorgjisë, të Ukrainës etj, dhe Evropa shikonte seri, duke vendosur sanksione të paefektshme , dhe e pamë se ku qoj ajo politikë. Tani sikur prapë këta burokrat evropian, nuk kanë mësuar, dhe po e arsyetojnë Serbinë në çështjen e cenimit të sovranitetit të fqiut të vetë. Ky është turpi më i madh që mund të bën një bashkësi shtetesh, siq është BE- ja.

Derisa Serbia i shlyen shqiptarët nga regjistrat e vetë, është krah për krah me Putinin, dhe akuzon NATON për sulme ndaj tyre në vitin1999, sulme që ndalen gjenocidin në Kosovë, dhe për këtë heshtë BE-ja, Kosova kërcënohet që do të ketë pasoja në rrugën evropiane, (sepse mbrojti sovranitetin e vet) rrugë që është vetëm një tregim ëndërr që kurrë s’realizohet, përveç premtimeve shterpë. Unë i bëj thirrje BE- së, që mos ti luftoj vlerat që janë brenda Evropës, dhe njëra prej këtyre vlerave është Albin Kurti dhe qeveria e tij, sepse duke luftuar këto vlera, do ta lufton themelin në të cilin qëndron vetë BE. Duke heshtur për gjërat e këqija, duke ja dhënë krahun të fortit vetëm se është i fort, do të ngritët në këmbë të kalbura, që herët apo vonë rrënohet e bashkë me to rrënohet edhe ngrehina. Duke e përkrahur Vuçiqin e duke e sulmuar Albin Kurtin, BE, po bënë thirrje në mënyrë indirekte për një luftë të re në Ballkan, sikur ajo lufta në Ukraine mos të ju mjaftonte.

BE, duhet të bëjë një analizë të gjerë për vetvete, dhe të gjej faktorët, vendet dhe individët që po dëshirojnë ta shkatërrojnë nga brenda. Deri më tani kemi pasur një BE pa filtera, dhe me politika toksike që i ngjanë një personalitet narcisti dhe jostabil. Ne si Evropian dhe unë si një shtetas i një vendi anëtare të BE- së dhe një taksapagues evropian, kërkojmë që mos të bëhet kompromis me të keqen, mos të mbyllen sytë para të keqes, por të mposhtet e keqja pikërisht në fillet e saj, e jo tek pasi që të rritet aq shumë sa që të ketë forcën e një uragani shkatërrues, ashtu siç është tani situata me Rusinë.

BE- duhet të pastrohet, të reformohet, të filtrohet. Unë jam krenare që Kosova, ka një kryeministër dhe ne si shqiptarë jemi një komb që po luftojmë me tërë qenien tonë njerëzore për të mbrojtur vlerat e BE- së. Më dhimbsen ata që nuk po e kuptojnë sot, por do e kuptojnë nesër, atëherë kur e keqja të ju troket në dyert e shteteve të tyre. Mbroje fqiun për të mbrojtur vetën. Mbroje drejtësinë, për të mbrojtur të tanishmen dhe të ardhmen e fëmijëve të tu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".