Tentim vrasje në Klinë

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 10:41
Tentim vrasje në Klinë

Një rast “tentim vrasje” është hapur dje në polici, pasi një person ka njoftuar se derisa ka qenë në lëvizje në veturë ka dëgjuar të shtëna armësh dhe më pas ka vërejtuar se i ishin thyer dy xhamat e veturës.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

TENTIM VRASJE /Klinë , 04.04.2022 – 22:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)