Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 15:04
Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe nga Coronavirusi janë shëruar 27 persona.

Rusia konfirmon numrin e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, publikon shifrat e…

Në total numri i rasteve aktive është 545.
Njoftimi i plotë:

05 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

  Në 24 orët e fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.822.924 doza të vaksinës.

 Deri më sot 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

  Deri më sot janë dhënë 100.313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 949 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.917

Në total numri i rasteve aktive është 545.

(Kosova Sot Online)