Zelensky në OKB: Ushtarët rusë vranë dhe torturuan veç për qejf

  • A.P /
  • 05 April 2022 - 17:15
Zelensky në OKB: Ushtarët rusë vranë dhe torturuan veç për qejf

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që pjesëtarët e ushtrisë ruse dhe ata që dhanë urdhra për sulme të gjykohen për krime lufte, duke vazhduar të listojë mizoritë që ata kryen gjatë pushtimit.

Ai gjithashtu i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai pret që rusët “të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e tyre” në Ukrainë dhe se “s’ka krim që ata s’do ta bënin”.

“Ata do të thonë se ka versione të shumta, versione të ndryshme, është e pamundur të përcaktohet se cili prej atyre versioneve është i vërtetë”, tha ai, duke folur përmes një përkthyesi.

“Ata madje do të thonë se videot që u publikuan janë gjoja të inskenuara, por tani është vit 2022”.

Zelensky tha se kanë prova edhe nga imazhet satelitore që tregojnë se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë sulmeve në Bucha, duke shtuar “ne mund të kryejmë hetime të plota dhe transparente”.

(Kosova Sot Online)