
Rama: Ligji për Prishtinën bie ndesh me Kushtetutën në disa nene

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka filluar lirimi i hapësirave publike në sheshet e kryeqytetit.
Rama ka shtuar se shitësit ambulantë dhe veturat e fëmijëve janë larguar nga sheshi për të liruar hapësirën për njerëz.
“Kemi liruar atë pjesë pasi ishte e ngulfatur. Janë larguar shitësit ambulantë dhe veturat e fëmijëve. Shitësit kanë protestuar para komunës dhe i kam ftuar që të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se krijimi i policisë së kryeqytetit, sipas Ligjit për Prishtinën që kishte kaluar në Kuvend, është problematik pasi që në disa nene ai ligj ka rënë desh me Kushtetutën.
“Ligji për Prishtinën bie në desh me kushtetutën në disa nene për policinë e kryeqytetit”, ka thënë ai.
“Do ta rishikojmë atë pjesë. Mirëpo nuk do të ndalemi vetëm aty. Do ta kemi edhe inspektoratin. Do të kemi 100 policë, apo po i thërrasim inspektorë të kryeqytetit. Ata do të ndihmojnë në lirimin e hapësirave publike”, shtoi Rama.
(Kosova Sot Online)