
Kelmendi flet për punësimin e militantëve të VV’së në KEK

Kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar pas raportimeve për punësime të militantëve të VV-së në KEK.
Kelmendi përmes një shkrimi në facebook ka cituar fjalinë e urtë popullore ‘Kush e kesh, e veshë’, duke shtuar se Vetëvendosje e kishte ‘kesh’ shumë KEK’un, ndërsa tani po e ‘veshë’ KEK’un me familjarë dhe militantë.
“Një fjali e urtë popullore thotë: “kush e keshë, e veshë”! Vetëvendosje e kishte “keshë” shumë në të kaluarën KEK-un, ndërsa tani po e “veshë” KEK-un me familjarë dhe militant.
Uzurpimi i vendeve të punës në KEK me familjarë dhe militant të VV-së, është dëshmi se VV-ja nuk dallon nga qeveritë e kaluara”, shkroi Kelmendi.
(Kosova Sot Online)