Parashikuesja e motit merr propozim për martesë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 11:35
Parashikuesja e motit merr propozim për martesë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Një histori e një meteorologeje në Louisville në WAVE3, përkatësisht Tawana Andrew, po bëhet virale këto ditë, e cila u befasua nga i dashuri i saj, Rusty Steele, i cili u shfaq drejtpërdrejt ndërsa ajo ishte në transmetim dhe i propozoi martesë.

Kjo ishte një surprizë e jetës për Andrew, e cila u bë e mundur vetëm me ndihmën e kolegëve të saj.

Videoja fillon me stacionin e ri ku u shfaq një foto e unazës me një mbishkrim ku thuhet se është ‘koha që princesha ime të kthehet në mbretëreshën time’. Duke parë foton e unazës dhe mbishkrimin, Andrew hutohet për ca kohë. Shumë shpejt, Steele u shfaq dhe i propozoi duke u ulur në gjunjë përpara meteorologes.

(Kosova Sot Online)