Gërvalla në Greqi për forumin ekonomik të Deplhit: Mezi pres të zgjerojmë partneritetin

  • G.G /
  • 06 April 2022 - 12:05
Gërvalla në Greqi për forumin ekonomik të Deplhit: Mezi pres të zgjerojmë partneritetin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Deplhit ku sivjet do të diskutohet për realitetet e reja.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, mbërriti në Delphi Forum në Greqi. Tema e forumit të këtij viti, “Realitetet e reja”, ofron një hapësirë shumë të nevojshme për të lëvizur në mundësitë dhe sfidat e kohës sonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme në Twitter.

Në shtetin që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Gërvalla tha se mezi pret të zgjerojë më tej bashkëpunimin dhe partneritetin.

Forumi Ekonomik Delphi (DEF) u themelua në vitin 2016 në Athinë, Greqi, i cili mbledh gjatë takimeve të saj vjetore më shumë se 2500 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme si nga financa, shkenca, biznesi, politika dhe akademia për të angazhuar institucionet publike dhe qeveritare, sektorin privat dhe shoqërinë civile në debate të hapura dhe diskutime private.

Forumi i këtij viti u hap duke treguar solidaritetin me popullin ukrainas nga presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

(Kosova Sot Online)