Mehaj pret gjeneralët Çeku, Selimi e Kastrati: Takim i nevojshëm për interesat nacionale

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 20:23
Mehaj pret gjeneralët Çeku, Selimi e Kastrati: Takim i nevojshëm për interesat nacionale

Gjeneralët e FSK’së në pension, Agim Çeku, Sylejman Selimi dhe Kadri Kastrati janë takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ata u pajtuan “për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ministri Mehaj tha se përvoja e tyre është shumë e dobishme.

“Eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, citohet të ketë thënë Mehaj.

(Kosova Sot Online)