Ministria e Mbrojtjes për pesë ushtarët që dyshohet se u helmuan: Kemi dërguar mostrat në IKSHPK, po presim rezultatet

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 20:41
Ministria e Mbrojtjes për pesë ushtarët që dyshohet se u helmuan: Kemi dërguar mostrat në IKSHPK, po presim rezultatet

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një sqarim për opinionin, pas raportimeve se pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi që kanë ngrënë ushqim në syfyr.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se me t’u informuar, janë marrë masat e duhura sipas procedurave standarde dhe operative, për t’i trajtuar pesë ushtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se të pesë pjesëtarët janë shëndosh e mirë.

Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se janë marrë mostrat edhe nga IKSHPK, derisa janë duke pritur për rezultatet.

Në njoftim thuhet se janë marrë mostrat edhe nga IKSHPK, derisa janë duke pritur për rezultatet.

“Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)