Deputeti i VV’së thotë se shteti është i kapur

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 22:21
Deputeti i VV’së thotë se shteti është i kapur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka përmendur tre emra, të cilët sipas tij, janë dëshmi se shteti i Kosovës është i kapur.

I pari është Rrahman Jashari, kryesindikalisti i arsimit në vendin tonë, të cilit ditë më parë iu besua sërish udhëheqja e SBASHK’ut.

SBASHK’u ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në rast se kërkesat e tyre për Ligjin e Pagave nuk plotësohen.

Rrustemi përmend edhe zgjedhjen e kryeprokurorit, Blerim Isufaj. Për zgjedhjen e këtij të fundit, reagoi edhe ambasadori i BE’së në Kosovë.

I treti është Agim Ademi, i cili sot mori besimin për mandatin e dytë në krye të FFK’së në një Kuvend Zgjedhor ku ai s’kishte kundërkandidat.

“Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë”, shkroi Rrustemi.

Shkrimi i plotë i Rrustemit në Facebook:

Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës.

Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë.

(Kosova Sot Online)