Digjet vetura në autostradën 'Arbën Xhaferi'

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 19:37
Digjet vetura në autostradën 'Arbën Xhaferi'

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” në orët e pasdites së sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë  se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

“Para pak çasteve policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbër Xhaferi” (kilometri i dytë Lipjan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)