Shkon në 26 numri i policëve të arrestuar në Vërmicë, edhe dy rreshterë në pranga

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 13:28
Shkon në 26 numri i policëve të arrestuar në Vërmicë, edhe dy rreshterë në pranga

Ka arritur në 26 numri i policëve të arrestuar në aksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Siç merr vesh  media, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy rreshterë.

Ky aksion është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”.

E për këtë aksion, nga IPK’ja dhe Prokuroria, kanë thënë se kanë bërë hetime qe 1 vjet.

Madje, thonë se janë përdorur edhe masa të fshehta të hetimit.

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në komunikatën e përbahkët të këtyre dy institucioneve.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.

Aksioni është duke vazhduar ende. Ky aksion është vazhdimësi e aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë. 

(Kosova Sot Online)