
Lexoni edhe:
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!
Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, pas takimit të ambasadorit serb në SHBA Marko Gjuriq me presidentin amerikan Joe Biden, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politikën e saj të jashtme.
Ai tha se Serbia, edhe pse e bombarduar nga NATO-ja më në krye SHBA-në, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdojë me politikën armiqësore, por se përkundrazi është duke bërë çmos të rehabilitojë marrëdhëniet me të.
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!
Lexoni edhe:
“Kosova, e çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në, me mentalitetin lindoro-komunist shet pallavra për sovranitetin, të drejtën e vetëvendosjes, me sjellje teokratike e majtiste duke e shkëputur veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së”.
Ai ka shkruar se Kosova nuk e ka problemin vetëm me qeverinë aktuale, për të cilën tha se është e paaftë e me “botëkuptim antiperëndimor”, por ka edhe problemin e mungesës së opinionit publik “që më së buti thënë, është përgjumur në raport me rëndësinë e ruajtjes së aleancës dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perëndimore”.
(Kosova Sot Online)