KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!

KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!

Xhevat Meha

  • 09 April 2022 - 09:22

Shkruan:ANALISTI: Xhevat Meha

Diku në nëntor ose dhjetor 2021 kam shprehur mendimin se ndryshimi ne institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, se duhet të filloj me shkarkimin nga presidentja , edhe të Këshillit Prokurorial dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

-Ambasadat e disa shteteve mbështetëse te pavarësisë se Kosovës dje shprehen zhgënjim me procesin e përzgjedhjes dhe emërimit te Kryeprokurorit te shtetit. Unë jam i zhgënjyer me këto ambasada! Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës ka shume vite qe janë institucione te dështuara.

Çfarë tjetër mund te pritet nga këto dy institucione? Diku në nëntor ose dhjetor 2021 kam shprehur mendimin se ndryshimi ne institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, se duhet të filloj me shkarkimin nga presidentja , edhe të Këshillit Prokurorial dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. E ka detyrim kushtetues si garantuese e fundit e funksionimit të institucioneve të Kosovës. Kushtet për jetesë në Kosovë janë bërë të padurueshme, janë bërë mizerje. E ke të vështirë të gjesh ndonjë të ri a të re që më dëshirë do ndërtonte jetën në Kosovë. Ikja është masive, dhe kjo për shumë vite rresht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".