Adnan Merovci shkon me nipat tek varri i Shote Galicës

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 15:20
Adnan Merovci shkon me nipat tek varri i Shote Galicës

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka vizituar së bashku me nipërit e tij varrin e heroinës Qerime Galica, apo e njohur si Shote Galica.

Merovci publikuar fotografi nga varri i heroinës i cili gjendet në gjendje të vështirë, ku hapësira përreth varrit e mbushur me ujë pas reshjeve të shiut.

“Sot, me nipat në nderim të Shotë GALICËS, në Fushë Krujë! Mbeta pa koment nga ambienti për rreth! Nipat vërejtën zemërimin tim dhe nuk më bënë asnje pyetje!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)