Policia del me njoftim për aksidentin që shkaktoi ministrja Rozeta Hajdari: Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 09:23
Policia del me njoftim për aksidentin që shkaktoi ministrja Rozeta Hajdari: Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur me veturë një fëmijë të gjinisë mashkullore dje në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Policia në raportin 24-orësh të saj konfirmon se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “aksident trafiku me lëndime”.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Kur aksidenti u raportua në media, pas një kohe ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente. 

(Kosova Sot Online)