Sinani pas shkarkimit i falenderon të gjithë që e mbështetën

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 15:29
Sinani pas shkarkimit i falenderon të gjithë që e mbështetën

Ardita Sinani është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komunës së Preshevës. Përsmes një postimi në Facebook, ajo tha se do ta përmirësojë “degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Sinani i falenderoi ata që e përkrahën, e në këtë mes futet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin u takua paraprakisht.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës”, shkroi ajo.

Sinani mori komente mbështetëse edhe nga ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe anëtarja e PDK-së, Valdete Idrizi.

(Kosova Sot Online)