Një grua në Gjakovë vetëvritet në banjon e banesës

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 16:34
Një grua në Gjakovë vetëvritet në banjon e banesës

Një grua dyshohet se është vetëvrarë paraditën e sotme në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, thotë se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur nga familjarët, në banjon e shtëpisë.

Policia e ka quajtur rastin “akt i vetëvrasjes”, që dyshohet se e ka kryer me një shall.

 “Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore  dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar  vdekja e viktimes  e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur  me një shall”, ka thënë Xhurkaj.

Trupi i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)