Kërcënimet për vrasjen e Dick Martyt nga shërbimi sekret serb, Kurti: Do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 10:15
Kërcënimet për vrasjen e Dick Martyt nga shërbimi sekret serb, Kurti: Do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran

Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportimet se ish-prokurori i njohur zviceran, Dick Marty, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe për t’i fajësuar kosovarët.

Në një konferencë për media, Kurti tha se Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia.

Ai tha se uron dhe shpreson se QUINTI në Beograd dhe Bashkim Evropian ta ngrisin këtë çështje me presidentin e Serbisë dhe organet shtetërore atje.

“Sa i përket çështjes Marty, ku kësaj radhe ai nuk është autor por protagonist, mund të them që shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia. Mirëo, unë shpresoj e uroj që QUNTI në Beograd, Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore atje, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme e cila i tejkalon çfarëdo përmasash individuale, përfshin një shtet të tërë. Ju e dini shumë mirë se Shërbimi Sekret i Serbisë, gjatë viteve të 70’ta e 80’ta , jo vetëm të 90’ta, ka vrarë shumë patriotë e veprimtarë shqiptar, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë, ata e kanë të ushtruar ndër dekada. Ndër ata që u vranë, ju e dini shumë mirë janë edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, prindi dhe xhaxhai i Ministres sonë të Punëve të Jashtme, e Kadri Zeka e deri te Enver Hadri e shumë të tjerë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rastin Panda, ku ishin vrarë të rinjtë që të fajësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Pra, mënyra se si ka operuar në Evropën Perëndimore, shërbimi sekret serb edhe ndaj shqiptarëve ,por edhe ndaj kroatëve është i njohur botërisht. E duket se atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt, që t’na fajësojnë neve. Në anën tjetër, ne e dimë që edhe opinoni public në Serbi, është I njohur me rastin Panda në Pejë, ku janë vrarë të rinjët që të fajësohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës  dhe më pastaj në emër të kësaj janë vrarë edhe civilët shqiptarë. Pra, kjo është një metodë e njohur e shërbimit secret serb, në veçanti për shtetin dhe popullin e Kosovës që e ka përjetuar këtë në përvojën e vetë të hidhur.  Po,r, besoj që është koha e fundit që QUINTI në Beograd dhe Bashkimi Evropian që ta ngrisin këtë çështje, me strukturat shtetërore në Serbi”, ka thënë Kurti.

I pari i Qeverisë ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për këtë rast, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ne përmes Ministrisë sonë të Brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran më shumë për këytë rast. Por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund, sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi, të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty paska pasur një mbrojtje super speciale për shkak të një rreziku të panjohur. Pra, nuk mjafton ky denoncim. Duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër, sepse qartazi kjo nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn, por edhe me Kosvën dhe popullin e saj”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, “Mise au Point” ka nxjerr një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Marty, në Ballkan njihet më së miri, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane.

Vetë Marty ka folur për këtë situatë.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)