
Salihu: Nga 100 eurot e Qeverisë u përjashtuan 82 mijë kosovarët e papunë

Analisti Bekim Salihu po vlerëson se ata që janë përjashtuar nga kategoria e 100 eurove janë 82 mijë qytetarët e papunë.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotshëm i qeverisë, përjashton vetëm një kategori, të papunësuarit. 82 mijë persona figurojnë në shkurt të 2022 të regjistruar si të papunë. Për këta as pagë, as shtesa as shpresa.
(Kosova Sot Online)