
Thirrja arrin te gazetarët e Ukrainës, kush mund të vijë në Kosovë?

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka shpërndarë thirrjen e Qeverisë së Kosovës për gazetarët e Ukrainës.
Që nga 24 shkurti, njerëz të vrarë, shtëpi të shkatërruara e mijëra largime nga vendlindja, kishin për dëshmitarë mediat. Përtej raportimit, këta po ballafaqohen edhe me rrezikun për jetë.
Brent Renaud, nga New York Times, ishte vetëm një nga gazetarët që vdiq duke raportuar në Irpin të Ukrainës.
Si dëshmi kishin mbetur vetëm mjetet e identifikimit të gazetarit.
Për t’iu dalë në ndihmë, janë angazhuar edhe institucionet e Kosovës, të cilët janë mobilizuar për strehimin e 20 gazetarëve të Ukrainës.
Këtë thirrje e ka shpërndarë një ditë më parë Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Këtu njoftohet se për të aplikuar, gazetarët duhet ta plotësojnë një formular, dhe t’i dorëzojnë dokumentet e identifikimit.
Por, si e kanë parë gazetarët ukrainas këtë thirrje?
Ata pak minuta sa është i lirë nga raportimi në vend të ngjarjes, gazetari Andrei Kovalenko, i ndau me televizionin T7.
Në këto rrethana, Kovalenko, i cili është drejtor ekzekutiv në Akademinë e Shtypit të Ukrainës, thotë se kjo thirrje nga Kosova, duhet të shfrytëzohet.
Por, shprehet se në të mund të aplikojnë vetëm gratë gazetare.
Sipas Kovalenkos, situata në Ukrainë po përkeqësohet, prandaj duhet të shfrytëzohet çdo mundësi për t’u larguar.
Në Kosovë, veç Qeverisë së Kosovës, edhe qytetarë të shumtë janë shprehur të gatshëm t’iu dalin në ndihmë gazetarëve që mund të vijnë në vend.
(Kosova Sot Online)