Dalin pamjet e momentit kur ekzekutohet 55-vjeçari

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 11:11
Dalin pamjet e momentit kur ekzekutohet 55-vjeçari

Është siguruar videoja ekskluzive e momenteve të vrasjes së 55-vjeçarit Nazim Bandula dje në orën 8:15 të mëngjesit në lagjen “Rus” në Shkodër.

Po pinte kafen e mëngjesit ashtu si çdo ditë në lokalin e lagjes në qytetin e Shkodrës, kur papritur një automjet u afrua dhe qëlloi me automatik kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.

Në pamjet që ka siguruar Panorama, shihet një automjet me ngjyrë gri teksa ndalon përpara lokalit dhe dëgjohet breshëria e armës që ka qëlluar ndaj Nazim Bandulës.

NGJARJA

Viktima ndodhej bashkë me një person tjetër, kur një mjet tip “Benz E-clas”, ngjyrë gri, me xhama të zinj para dhe mbrapa, është afruar dhe autorët nga brenda makinës kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i marrë jetën Nazim Bandulës.

Viktima, sipas burimeve, ka tentuar që të futet brenda lokalit kur është qëlluar, por e ka pasur të pamundur që të lëvizë.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të paditur me makinë.

Në lokalin ku ndodhi vrasja, mbërritën forca të shumta Policie duke rrethuar zonën dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

(Kosova Sot Online)