Gjenden katër pakistanezë në një veturë, policia jep detaje

  • A.P /
  • 13 June 2026 - 10:15
Gjenden katër pakistanezë në një veturë, policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me migrantë që ka ndodhur në Partesh.

Në raportin e saj, PK’ja njofton se, gjatë kontrollit në një automjet janë gjetur katër persona me shtetësi pakistaneze, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.

‘‘KONTRABANDIM ME MIGRANT

Partesh 12.06.2026-01:20. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi. Të njëjti janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK’së.

(Kosova Sot Online)