Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për rekrutët e FSK-së
Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se pas ri-kontrollimit të raportit mjekësorë nga Bordi Përzgjedhës, janë gjetur disa lëshime teknike në publikimin e rezultateve preliminare të ekzaminimeve mjekësore tek dy kandidatë.
Prandaj sipas njoftimit, andaj kandidatët që gjenden në këtë listë nuk kalojnë ekzaminimet mjekësore dhe eliminohen nga gara e mëtutjeshme.
Siç e kemi cekur në të gjitha njoftimet, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e ndryshimeve të listave në rast të gabimeve teknike apo lëshimeve eventuale.
Kandidatët e pakënaqur, kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor (14- 15.04.2022, nga ora 0900 deri 1500). – Ankesa duhet të dorëzohet në Zyrën e Rekrutimit –G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ose online në email adresën zyrtare: [email protected]
(Kosova Sot Online)
