S’miratohet Rezoluta e opozitës për rritjen e çmimeve

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 13:20
S’miratohet Rezoluta e opozitës për rritjen e çmimeve

Ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës projekt-rezoluta e propozuar pas debatit parlamentar më 15 mars nga partitë opozitare, lidhur me rritjen e çmimeve.

Për këtë Rezolutë votuan vetëm 21 deputetë teksa 63 të tjerë kanë abstenuar.

Kujtojmë se në mars, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme parlamentare për rritjen e çmimeve, ndërsa në seancën e 15 marsit, rezoluta kishte dështuar në mungesë të kuorumit.

(Kosova Sot Online)