Gjenerali amerikan del me një këshillë për NATO-n, pasi paralajmëron një “rrezik ekstrem”

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 15:11
Gjenerali amerikan del me një këshillë për NATO-n, pasi paralajmëron një “rrezik ekstrem”

Ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark, ka paralajmëruar një situatë të “rrezikut ekstrem” për Ukrainën dhe NATO-n dhe për këtë ai ka një rekomandim.

Clark shkruan se duhet dyfishuar ndihma në artileri ndaj ushtrisë ukrainase si masë në këtë situatë të krijuar.

“Po hyjmë në një situatë rreziku ekstrem për Ukrainën dhe NATO-n. Pajisjet e rënda të nevojshme- tanke, artileri, avionë, mbrojtje ajrore – nuk po arrijnë shpejt në numër të mjaftueshëm. Mënyra e vetme për këtë është të dyfishohet armatimi i Ukrainës”, ka shkruar Clark.

Presidenti ukrainas Zelensky në vazhdimësi ka bërë thirrje për shtim të ndihmave në armë, si dhe mbylljen e hapësirë ajrore.

(Kosova Sot Online)