Policia u sulmua katër herë brenda tri ditësh, prej ku erdhën sulmet dhe cili ishte reagimi i Hovenier, BE’së, dhe KFOR’it

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 08:44
Policia u sulmua katër herë brenda tri ditësh, prej ku erdhën sulmet dhe cili ishte reagimi i Hovenier, BE’së, dhe KFOR’it

Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit. Sulmi i fundit ishte dje në mëngjes, kur ata po bënin ndërrimin. Për këtë sulm kanë reaguar krerët e shtetit, Ambasadori Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE. Sulmi është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se zyrtarët kufitarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të vendit, derisa po bënin ndërrimin.

Sipas Sveçlës, ata janë sulmuar me granata dore dhe kallashnikov. Ai i quajti këto sulme, si “terroriste”.

“Zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës, sot janë ballafaquar me sulmin e katërt që u është bërë brenda 3 ditëve në veri të vendit.  Të gjitha sulmet kanë ndodhur në një hapësirë të caktuar gjeografike, Zubin Potok deri në Bërnjak. Asnjëri nga këto sulme terroriste nuk ka pasur qëllim frikësimin por eliminimin e zyrtarëve policor dhe kjo u vërtetua sot, kur janë sulmuar veturat e tyre me granata dore dhe kallashnikov të llojit AK47, shkroi më pas Sveçla në Facebook.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100063788556625&fref=nf

(Kosova Sot Online )