Krejt çka dihet për vrasjen në Zllakuqan, publikohet edhe fotografia e viktimës

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 08:30
Krejt çka dihet për vrasjen në Zllakuqan, publikohet edhe fotografia e viktimës

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Zllakuqan të Klinës. Atje ka mbetur i vdekur një person. Për rastin janë arrestuar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar.

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi i ka thënë Expressit se është ndaluar personi që dyshohet për vrasje.

“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.

Image

Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.

Sipas Klina.info, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.

Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.

(Kosova Sot Online )