
LDK: Qeveria ende s’ka marrë asnjë masë për shkarkim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë pasi që nuk ka shkarkuar apo suspenduar asnjë zyrtarë për skandalin e punësimeve në KEK.
Nëpërmjet në njoftimi për medie, nga LDK thonë se 14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK, dhe konkursi ende nuk është anuluar.
“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në njoftim.
Dhjetra persona të punësuar së fundi në KEK, janë militantë dhe përkrahës të LVV-së, ose kanë lidhje me ata.
(Kosova Sot Online)