Pas dy javësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 12:38
Pas dy javësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit

Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë.

Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.

Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, ndërsa familja Laska prej ditësh kishte hapur dyert e mortit.


(Kosova Sot Online)