Bulliqi në 23 vjetorin e masakrës së Llapit dhe Gollakut: Na përshkojnë emocione të përziera

  • E.K /
  • 18 April 2022 - 14:04
Bulliqi në 23 vjetorin e masakrës së Llapit dhe Gollakut: Na përshkojnë emocione të përziera

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në 23 vjetorin e masakrës së Llapit dhe Gollakut tha se lufta jonë për çlirim ishte e jashtëzakonshme.

“Në ofensivën serbe e cila zgjati katër ditë, vranë dhe masakruan mbi 200 burra, gra e fëmijë. Lufta jonë për çlirim ishte e jashtëzakonshme. Përballë këtij agresioni ishte populli i Kosovës dhe UÇK-ja që po rezistonte duke luftuar për mbrojtjen e pragjeve të shtëpisë”, tha ai.

“Datat si kjo të përvjetorëve për të rënët na përshkojnë me emocione të përziera, të dhimbjes, por edhe krenarisë e nderimit të përjetshëm për dëshmorët e martirët, por edhe mirënjohje për miqtë tanë ndërkombëtarë që na u gjetën në bejeta tona të lirisë e pavarësisë. Me ndjejën e respektit të përjetshëm përulemi para të gjithë atyre grave e burrave të Kosovës që me sakrificën e tyre sublime u bënë themel për lirisë, pavarëisë e demokracisë e vendin tone”, tha Bulliqi.

(Kosova Sot Online)